“Nuk jam kundër ndalimit të kampionatit, thjesht nuk shoh 100% shkaqe që kjo të ndodhë”. Kështu është shprehur Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, mbi hipotezën e pezullimit të Premier League për shkak të rasteve me Covid-19 të regjistruara mes futbollistëve.
Gjysma e sfidave të kësaj fundjave në fakt janë shtyrë:
“Ta ndalosh kampionatin do të thotë ta bësh këtë për 1-2 javë, që do të thotë të humbasësh 5-6 ndeshje. Kur do të rikuperoheshin ato?” – pyeti trajneri në konferencën për shtyp.
Sa i përket ndeshjes kundër Tottenham të së dielës në mbrëmje, gjermani shtoi: “Nuk kemi asnjë informacion, nuk e kam idenë nëse ata janë stërvitur sot. Ne do të donim të luanim”.