Faqja zyrtare e klubit të futbollit Hajduku nga Spliti, njofton se kanë ndarë rrugët me mbrojtësin shqiptar, Lumbardh Dellova.
“NK Hajduk dhe mbrojtësi Lumbardh Dellova ranë dakord për të shkëputur kontratën.
Ai bëri gjithsej tre paraqitje zyrtare për bardhezinjtë.
I urojmë Lumbardhit shumë fat dhe suksese në vazhdimin të karrierës”, thuhet në njoftimin e Hajdukut.