Aubameyang mungon edhe ndaj Leeds

Futboll

Aubameyang mungon edhe ndaj Leeds

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:23
Pierre Emerick Aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang nuk do të jetë në kalkulimet e Arteta as për ndeshjen e radhës.

32 vjeçari nga Gaboni do të mbetet jashtë grupit të skuadrës së Arsenal, si pasojë e shkeljes së rregullave të klubit.

Mikel Arteta ka bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë me grupin as për udhëtimin e Gunners për tri pikët ndaj Leeds United, të shtunën.

“Jo, jo ai nuk është në dispozicion për t’u seleksionuar”, ka thënë Arteta.

“Epo, ai nuk do të jetë në dispozicion dhe kjo është situata tani”, shtoi trajneri.

Aubameyang iu hoq shiriti i kapitenit gjatë kësaj jave dhe lojtari lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat