E dëshiron Muriqin

Futboll

E dëshiron Muriqin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:50
E dëshiron Muriqin

Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në Turqi, por kësaj radhe te rivali i përbetuar i Fenerbahces, Galatasaray.

Muriqi nuk ka arritur të bindë krerët e klubit të Lazios dhe largimi i tij duket i mundshëm.

''Fotomac'' ka raportuar se Galatasaray ka shënjestruar reprezentuesin e Kosovës dhe synimi i tyre është transferimi i tij.

Mediumi turk gjithashtu shkruan se klubi turk është i gatshëm ti ofrojë Lazios mbrojtësin e krahut të majtë, Patrick Van Aanholt, i cili thuhet se pëlqehet nga drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, që nga koha kur holandezi luante te Crystal Palace.

Ndryshe, Vedat Muriqi ka kontratë të vlefshme me Lazion deri më 30 qershor 2025.

Mbetet të shihet në vitin e ardhshëm se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit prizrenas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat