Cavani te Barcelona

Futboll

Cavani te Barcelona

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:54
Cavani te Barcelona

Reprezentuesi i Uruguait, Edison Cavani dëshiron të largohet nga Man. Utdnë afatin kalimtar të dimrit.

Një situatë e tillë dëshiron të përfitojë Barcelona, ​​e cila po kërkon përforcime në sulm, pas tërheqjes së Serhio Agueros.

Cavani është i vetëdijshëm se statusi i tij në skuadër nuk do të ndryshojë as pas ardhjes së Ralf Rangnikut dhe dëshiron të kalojë te Barcelona.

Të dhënat e fundit nga mediat spanjolle raportojnë se Barcelona dhe Kavani janë afër marrëveshjes.

Katalanasit i ofruan kontratë deri në fund të sezonit me të cilën do të fitonte 3.5 milionë euro dhe 1 milion në bonuse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat