Grabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer të flasëpër idenë playoff në Serie A.
Gjatë prezantimit të Superkupës së Femrave, Gravina nuk e ka përjashtuar këtë opsion.
“Nuk duhet të kemi frikë ta rinovojmë futbollin. Është një gabim që po bëhet në pjesë të tjera. Kategoria e futbollit të femrave është si një laborator, po i prekim me dorë këto formate të reja”, ka thënë Gravina.
“Është thelbësore të mendohet për formula të reja. Për mua, ideja e mbylljes së sezonit me playoff është një nga gjërat më të bukura që mund të ofrohet”.