Lideri i Bundesliga II, St. Pauli, zhgënjeu me rezultat në udhëtim, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Holstein Kiel.
Nuk ishte mbrëmja e St. Paulit. Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, u paraqit titullar për St. Paulin, por sonte iu shkoi ashtu siç pritej dhe dolën duarthatë nga Kieli.
Futbollistët Bartels (8'), Porath (29') e Pichler (45+1'), shënuan për fitoren e Holstein Kielit.
Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 80-të.
Pas javës së 18-të, St. Pauli kryeson me 36 pikë, ndërsa Holstein Kiel është i 12-ti me 21.