Formacionet zyrtare: Salernitana – Inter

Futboll

Formacionet zyrtare: Salernitana – Inter

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Interi do të luajë sonte si mysafir i Salernitanas në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A. 

‘Nerazzurrët’ kryesojnë në renditjen tabelare me 40 pikë të mbledhura dhe janë në një ecuri pozitive të pesë fitoreve radhazi në kampionat.

Ndërkohë Salernitana pozicionohet si e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë të mbledhura në 17 xhiro.

Në formacionet zyrtare të publikuara, tek Interi Lautaro Martinez është pushuar, me Matteo Darmian dhe Joaquin Correa të lënduar, kështu që Dzeko do të bashkëpunojë me Alexis Sanchez përpara në sulm, të mbështetur me Calhanoglun më mbrapa.

Salernitana XI: Fiorillo; Delli Carri, Gyomber, Gagliolo, Bogdan, Ranieri; L Coulibaly, Kastanos, Obi; Ribery; Simi.

Inter XI: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Alexis Sanchez, Dzeko.

Ndeshja fillon nga ora 20:45. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat