Skuadra e Interit me lehtësi fiton në konak të Salernitanës, me rezultat 5:0, në takimin e javës së 18-të ë Serie A në futboll.
Zikaltrit treguan fuqinë e kampionit ndaj skuadrës vendase, e cila nuk kishte forcë të shënoj as golin e nderit.
Golat i shënuan Perishiç (11'), Dumfries (33'), Sanchez (52'), Martinez (77') e Gagliardini (87).
Interi kryeson me 43 pikë e Salernitana është në fund me 8 sosh.