Bayern Munich e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Bundesligë dhe të 14-tën në përgjithësi në 17 ndeshje gjithsej.
Bavarezët triumfuan thellë 4:0 ndaj Wolfsburgut në “Allianz Arenan” e zbrazët pa shikues.
Robert Lewandowski ishte gjithashtu në listën e golashënuesve. Polaku e realizoi golin e fundit, duke e barazuar një rekord dhe duke e thyer një tjetër.
Robert Lewandowski e kaloi Gerd Mullerin me më së shumti gola brenda një viti kalendarik në Bundesligë.
Lewandowski shënoi 43 gola gjithsej brenda një viti, kurse Gerd Muller në vitin 1972 kishte shënuar 42.
Lewandowski gjithashtu e barazoi rekordin e Ronaldos me 69 gola të shënuar brenda një viti kalendarik.
Portugezi e kishte arritur këtë shifër në vitin 2013.
Megjithatë, kjo shifër është shumë larg asaj të Lionel Messit. Argjentinasi shënoi 91 gola në një vit kalendarik në 2012-tën.