Falë golit të sulmuesit nga Kosova, Shkëlzen Gashi, FC Aarau është përkohësisht në krye të tabelës në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës) në futboll.
Aarau e ka mposhtur me rezultat 1:0 Xamax-in.
Shkëlzen Gashi (33-vjeçar), pas dy golave të martën që e lamë pas kundër Kriens-it (pas mungesës 81-ditore nga lëndimi), shënoi edhe një gol.
Gashi shënoi në minutën e 24-të për fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Pas javës së 18-të, Aarau kryeson me 31 pikë, një më shumë se Vaduz e dy se Winterthur dhe Xamax renditet në pozitën e tetë me 24 sosh.