“Tani lojtarët largohen për Nations League, që është kompeticioni më i pakuptimtë në botën e futbollit”.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka shprehur qartë pakënaqësinë e tij ndaj Nations League:
“Ka ardhur momenti që të mendojmë më shumë për futbollistët. Tani do të duhet t’u telefonoj të gjithë trajnerëve të kombëtareve të lojtarëve të mi dhe t’u kërkoj, nëse është e mundur, t’i kursejnë”, ka thënë Klopp.
“Dhe ata do të më përgjigjen se nuk është e mundur, sepse edhe trajnerët e kombëtareve janë nën presion”.