Viniciua Jr është njeriu i momentit në këtë sezon te Reali i Madridit.
Në një intervistë, sulmuesi anësor brazilian, ka folur për formën e tij pozitive, duke komentuar edhe ecurinë e skuadrës, me Los Blancos që kryesojnë bindshëm La Ligan.
“Mendoj se jam përmirësuar në shumë gjëra, por mbi të gjitha në qetësinë time në lojën time, po i bëj gjërat me më shumë qetësi dhe më shumë cilësi. Kur ekipi është mirë, është më e lehtë edhe për mua.
Çelësi prapa formës sonë të mirë është puna e të gjithëve, mbi të gjitha në aspektin mbrojtës, ku skuadra është fenomenale.Kjo na e bën jetën më të lehtë në sulm”, theksoi Vinicius Jr.
Në këtë sezon mes kampionatit dhe Champions League Vincius Jr ka shënuar në total 12 gola me Realin e Madridit, ndërsa në partneritet me Karim Benzema përbëjnë një nga dyshet sulmuese më të frikshme të Europës.