Më shumë fëmijë ka Ronaldo me Georgina-n, se sa Messi gola me PSG

Futboll

Më shumë fëmijë ka Ronaldo me Georgina-n, se sa Messi gola me PSG

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Më shumë fëmijë ka Ronaldo me Georgina-n, se sa Messi gola me PSG

Ka shumë lojtarë të mëdhenj që kanë zbukuruar fushën e futbollit, megjithatë, jo shumë kanë qenë në gjendje të krijojnë një trashëgimi aq madhështore sa Cristiano Ronaldo.

Sa herë që del në fushë, nuk mund të pritet asgjë tjetër veçse përpjekje 101% nga legjenda e futbollit portugez.

Ai shumë herë i vetëm i ka udhëhequr skuadrat e tij drejt fitoreve të papritura. Kur ai u transferua së fundmi nga ish-klubi i tij Manchester United, tifozët u çmendën totalisht.

Cristiano Ronaldo të enjten njoftoi në rrjetet sociale se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë me binjakë. Ronaldo ndau lajmin me fansat e tij në Instagram dhe gjithashtu postoi foto të ultrazërit të binjakëve të tyre, të cilat u bënë virale brenda pak sekondash.

Lojtari i Manchester United do të bëhet baba për herë të gjashtë dhe në rrjet ka plasur humori. 

"Më shumë fëmijë ka Ronaldo me Georgina-n, se sa Messi gola me PSG," shprehet një komentues, komenti i të cilit është pëlqyer e shpërndarë nga mijëra vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat