Ndonëse erdhi me bujë te Vllaznia në merkaton e verës, Uellington Gustavo nuk la asnjë shenjë te skuadra shkodrane.
Mesfushori brazilian firmosi një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë, por pa mundur dot që të bindtë asnjë nga stafi teknik, teksa ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin shkodran.
25-vjeçari nuk u aktivizua për asnjë minutë në Kategorinë Superiore, por shansi iu dha në Kupën e Shqipërisë ndaj Labërisë dhe me Vllazninë U-21, por as aty nuk mundi dot që të bindte me aftësitë e tij trajnerin, Thomas Brdariç.
Braziliani bëhet lojtari i parë që lë Shkodrën ende pa filluar merkato e janarit teksa largohet në drejtim të vendlindjes, në Brazil.