Vjen largimi i parë nga radhët e Veleshtës

Futboll

Vjen largimi i parë nga radhët e Veleshtës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Vjen largimi i parë nga radhët e Veleshtës

Me të përfunduar stinori vjeshtorë, kanë nisur edhe lëvizjet e para nëpër skuadrat vendore.

Siç mëson “infOSport.mk”, sulmuesi veteran Stojançe Velinov më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Veleshtës nga Struga, që pjesën e parë të sezonit 2021/2022 në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 8-të me 14 pikë.

I njëjti te skuadra strugane erdhi gjatë fillimit të këtij sezoni, brenda të cilit zhvilloi 10 ndeshje, duke realizuar vetëm 1 gol kundër Besës nga Dobërdolli në kuadër të javës së 7-të.

Velinov te Veleshta erdhi nga rradhët e Osogovës, ndërsa i njëjti ka bërë një karrierë të bujshme, duke luajtur për shumë skuadra vendore, si Bregallnica, Teteksi, Sileksi, Renova, Rabotniçki, Ak.Pandev dhe Ohrid Lihnidos, ndërsa kishte pasur edhe një aventurë 6 mujore në futbollin e Kosovës, duke veshur fanellën e Trepça ’89.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat