Michael Owen ka dhënë një intervistë shumë interesante për gazetën angleze Daily Mail, 20 vite pasi fitoi Topin e Artë në karrierë për herë të parë dhe të vetme. Në 2001-in sulmuesi i talentuar anglez me Oëen që në atë periudhë ishte vetëm 21-vjeç mposhti konkurencën e Raul Gonzales dhe Olivier Kahn.
“Mendoja se do të fitoja të tjerë Topa të Artë, pasi të parin e fitova që në moshën 21-vjeçare. Megjithatë nuk mund ta dija që dëmtimet e shpeshta do të kompromentonin aq shumë karrierën time.
Është e trishtë të mendosh që njerëzit më mbajnë mend që nga mosha 25-vjeçare e pas, vetëm sepse kisha emrin Oëen mbi shpinë por nuk isha asnjëherë Michael Oëen i vërtetë.
Kisha mentalitetin e një prej futbollistëve më të mirë në botë, por fiziku im më zhgënjente gjithnjë e më shumë, ishte një torturë e vërtetë. Nga mosha 10 deri në 17-vjeç, isha më i forti në botë.
Në moshën 18-vjeçare shënova në një Kupë Bote, 21-vjeç fitova Topin e Artë, më pas këputa tendinën dhe ishte dëmtimi më i keq që pësova në karrierën time.
Gjuri u bë pika më e dobët e trupit tim, do të doja të kisha thyer një këmbë më mirë, sesa të kisha problem të përhershme me gjurin”, deklaroi Michael Owen.