Nagelsman: Tani mund të festojmë të qetë

Futboll

Nagelsman: Tani mund të festojmë të qetë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Nagelsman: Tani mund të festojmë të qetë

Julian Nagelsman bëri një fazë të parë pothuajse perfekte me skuadrën e Bajernit, teksa mundi në ndeshjen e fundit 4-0 skuadrën e Volfsburgut duke vazhduar të jetë larg ndjekësve për titull. Pas ndeshjes ndaj ujqërve, 33-vjeçari tha se tani skuadra mund të festojë e qetë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

“Tani mund të festojmë të qetë. Ishte një ndeshje në të cilën dominuam kundërshtarin nga minuta e parë, djemtë bënë gjithçka mirë”, tha Nagelsman që u ndal te Levandovski dhe Myler. “Nuk kisha dyshim që Robert do të shënonte, e paralajmërova këtë gjë edhe në konferencën për shtyp.

Ai është një makineri golash. Për Tomasin flasin vetë shifrat. 400 ndeshje janë shumë për një lojtar, ai është një idhull për shumë futbollistë në Gjermani”. Ndërkohë, nuk mund të mungonte dhe një koment për Pavarin, i cili u largua para se të përfundonte ndeshja në tualet.

“Benzhamë nuk mund të duronte më, ai më kërkoi të ikte në dhomat e zhveshjes (qesh). I thashë që merr të gjithë kohën që të duhet pasi jemi duke fituar 4-0”, tha Nagelsman pas ndeshjes për episodin e ndodhur me mbrojtësin francez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat