Ky është trajneri që e çoi Prishtinën në pozitën më të mirë në ligën ish jugosllave! 

Futboll

Ky është trajneri që e çoi Prishtinën në pozitën më të mirë në ligën ish jugosllave! 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:43
Në të majtë Zoran Batroviq, në mes Fuad Muzuroviq dhe në të djathtë Fadil Vokrri, tani i ndjerë

Para 38 viteve (1983), stadiumi i Prishtinës (sot ‘Fadil Vokrri) vlonte nga tifozeria, saqë ia kishin lakmi edhe kroatët, edhe boshnjakët, edhe sllovenët, edhe malazezët, edhe serbët, edhe maqedonët etj.

Prishtina më e shikuara në sfidat e mëdha me nga 35-40 mijë shikues, sikur kundër Dinamos së Zagrebit, Partizanit të Beogradit, Cërvena Zvezdës së Beogradit, Velezhit të Mostarit, Hajdukut të Splitit etj.

Prishtinës i printe një kryetrajner boshnjak, Fuad Muzuroviq, që arriti suksesin me të madh në pesë vite sa kishte qëndruar ky klub në ligën e parë ish jugosllave.

Në edicionin 1983-1984, Prishtina përfundoi në vend të tetë me 33 pikë (15 fitore, 3 barazim e 16 humbje), 11 pikë larg të parit, Zvezdës.

Në javën e 11-të, me 16 tetor të vitit 1983, Prishtina shokon “Marakanën”, gjunjëzon me 3:1 Cërvena Zvezdën e Beogradit.  Një javë me vonë përkatësisht me 23 tetor, Prishtina triumfon ndaj Velezhit të Mostarit dhe ngritët në vend të dytë me 16 pikë, një pikë pas liderit Rijeka. 

Me 6 nëntor, mbi 40 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës, Prishtina luan baras (0:0) me liderin Hajdukun nga Spliti. Hajduku kryeson pas javës së 14-të me 18 pikë, pasojnë Rijeka 18, Prishtina e treta me 17, Zhelezniçari 16, Partizani 16, Sarajeva 15, Velezhi 15, Osijeku 15, Buduçnosti 15, Cërvena Zvezda 14, Vojvodina 14, Dinamo e Vinkovcit 13, Radniçki i Nishit 13, Dinamo e Zagrebit 11, Olimpija 11, Slloboda 11, Çeliku 11 dhe Vardari 10 pikë.

Muzuroviq është trajneri që ka arritur më së shumti pikë po ashtu edhe në renditje më së larti nga katër kampionate të tjera. Figura tragjike e trajnerëve, që e largoi Prishtinën nga liga e parë ish Yu, është Josip Duvançiqi pikërisht në qershorin e vitit 1988.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat