Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u takua me ish futbollistin e mirënjohur kamerunas, Samuel Eto'o, njëherësh president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.
“Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto'o.
Me këtë rast e përgëzova atë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni.
Po ashtu, u dakorduam që në të ardhmen të kemi bashkëpunime ndërmjet dy federatave tona.
Në Doha po qëndrojmë me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani për ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë”, ka thënë Ademi.