Pezullohet ndeshja mes Aston Villas e Burnleyt

Futboll

Pezullohet ndeshja mes Aston Villas e Burnleyt

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te ndeshja mes Aston Villas dhe Burnleyt, tifozët e të dy ekipeve kanë marrë një lajm të hidhur.

Ndeshja mes Aston Villas dhe Burnleyt është bërë ndeshja e pestë në Premier Ligën angleze që pezullohet sot, për shkak se skuadrën e Steven Gerrard e kanë kapluar rastet me Covid-19.

“Aston Villa mund ta konfirmojë që ndeshja e sotme në Premier Ligë kundër Burnleyt është pezulluar për shkak se ka rritje me raste pozitive me Covid-19 brenda skuadrës sonë”, shkruante në komunikatën zyrtare të Aston Villas.

“Rezultatet e testeve PCR, të cilat janë kryer dje para stërvitjes, kanë ardhur këtë mëngjes ku është konfirmuar që ka rritje të rasteve në skuadrën tonë, e cila veçse ishte e prekur nga ky virus”, shkruante më tej në faqen zyrtare të Aston Villas.

Ndeshja e sotme mes Aston Villas dhe Burnleyt ishte e paraparë që të zhvillohet nga ora 16:00, por tani i bashkohet katër ndeshjeve të tjera që janë pezulluar në Premier Ligën angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat