Sot është zhvilluar ndeshja e dytë miqësore mes Maqedonisë së Veriut U-21 dhe Kombëtares së Kosovës U-21.
Futbollistët e të dy ekipeve treguan angazhim maksimal dhe sulmuesit kanë qenë efikas, ndeshje që përfundon me rezultat 3:3.
“Sot të përzgjedhurit e trajnerit të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, e nisën mirë ndeshjen, me golin e Trpçevskit, 1:0.
Mirëpo, mysafirët nga Kosova nga minuta e 57-të e deri në minutën e 72-të, shënuan tre gola dhe kaluan në epërsi me 1:3.
Por as kjo nuk u mjaftoi për të fituar, sepse në minutën e 74-të dhe 78-të me golat e penalltisë së Krstevskit dhe Todorovskit, Maqedonia barazoi për rezultatin përfundimtar 3:3.
Në ndeshjen e parë që u luajt dje në fushën e FFM-së, Maqedonia U-21 fituan 1:0”, shkruan media maqedone “sportmedia”.