Ancelotti “përjashton” Barcelonën nga gara për titul

Futboll

Ancelotti “përjashton” Barcelonën nga gara për titul

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:10
Ancelotti “përjashton” Barcelonën nga gara për titul

Carlo Ancelotti, në një konferencë për shtyp, flet për javën e vështirë të Real Madridit për shkak të rasteve të shumta me Covid-19, përfshirë ato të Marcelos dhe Asensios, ndërsa Modric u negativizua: “Kemi pasur disa pengesa, por anët pozitive janë në rregull dhe skuadra është gati për të luajtur. Covid-19? Ne dhe shoqëria në përgjithësi duhet të jetojmë me të.

Nuk kemi menduar kurrë të kërkojmë shtyrjen e ndeshjes, fatkeqësisht duhet të jetojmë me këtë virus, i cili megjithatë është më pak i fortë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, klubi është shumë kërkues për kontrollet.

Situata e djalit tim? Ai është mirë, i karantinuar në shtëpi. E gjithë familja e tij është negative. Ai është vaksinuar dy herë dhe kur të jetë negativ do të kthehet në punë”.

Ancelotti përjashton aktivizimin e Modriç nesër, por do të mund të llogarisë Benzema. Më pas foli për Hazard, i cili mund të kthehet te Chelsea, por do të startojë nesër: “E shoh të motivuar, është stërvitur mirë dhe meriton të luajë. A ka ndryshuar? Jo, niveli i tij është gjithmonë i njëjtë. Problemi është se ai nuk ka minuta në këmbë”.

Lidhur me turin e dytë të Champions League, trajneri italian shtoi: “Ajo që ndodhi me shortin është për të ardhur keq, por ne do të mendojmë për raundin e dytë kur të mbërrijë. Me PSG do të jetë një sfidë emocionuese”.

Së fundi një gjykim për Barcelonën: “Unë nuk e konsideroj Barcelonën një rival të drejtpërdrejtë për titull, sepse kemi skuadra të tjera më afër si Sevilla dhe Atletico Madrid. Sidoqoftë, katalanasit kanë cilësitë për të luftuar deri në fund. Po të isha Xavi, do të thosha të njëjtat gjëra”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat