Konyaspor fitoi 1:0 kundër Antalyaspor dhe golin e fitores e realizoi Endri Çekiçi në minutat shtesë.
Lojtari i kombëtares shqiptare goditi menjëherë me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90+2’.
Festë e madhe për 25-vjeçarin nga Pogradeci, i cili u fut në fushë nga trajneri i Konyaspor në minutën e 80-të.
Ky ishte goli i katërt sezonal për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa Konyaspor konfirmohet në vend të dytë, me 9 pikë më pak se Trabzonspori kryesues.
Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi e filluan takimin si titullarë për ekipin vendas, teksa të dy u zëvendësuan në minutën e 71-të.