Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, me ekipin e Sociedadit, mbeten duarbosh para shikuesve të vet.
Villareali ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sociedadit.
Januzaj u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 53-të.
Për Sociedadin u komplikuan punët në minutën e 49-të, kur Oyarzabal u përjashtua me karton të kuq.
Për Villarealn shënuan Moreno (38' e 69) e Chukwueze (90+2') dhe për Sociedadin realizoi Isak (32').
Ndeshja u shikua nga 29.679 shikues.
Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll, Sociedad është në vend të gjashtë me 29 pikë e Villareal renditet në të 10-tin me 22.