Kristian Eriksen ndërpreu kontratën me Interin për shkak se nuk u lejua të luante në Itali për shkak të pajisjes së frymëmarrjes që kishte në trup. Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur agjenti i tij, Martin Shots.
“Kristian është mirë dhe shpresojmë që të rikthehet në futbollin profesionist sa më shpejt. Ai po punon fort Ai ka shumë simpatizantë në Premier Ligë. Por një gjë është e sigurt që ai nuk do të luajë në Itali.
Kemi marrë oferta nga disa klube dhe do të shohim si do të shkojë”.
Kristian Eriksen përsoi një arrest kardiak gjatë Europianit dhe që atëherë mesfushori nuk ka luajtur më futboll.