Juventusi kthehet me tre pikë nga stadiumi "Renato Dall'Ara", duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s.
Vendasit hasën në një rival të fortë.
Juve u tregua forcë dhe nuk lejoj ndonjë befasi nga mikpritësi.
Golat u shënuan nga Morata në minutën e 6-të e Cuadrado në atë të 69-tën.
Pas javës së 18-të në Serie A, Juve është në vend të shtatë me 31 pikë e Bologna në të 10-tin me 24.