Futbollisti shqiptar, Lindrit Kamberi, ka shënuar për fitoren e Zurich-ut me rezultat 3:1 ndaj St. Gallenit.
22-vjeçari tregon lojë të mirë dhe kontribuon për fitoren e Zurich, e cila përforcon kreun e tabelës me 40 pikë pas 18 jave, ka 8 më shumë se Baseli në vend të dytë.
Mirlind Kryeziu asistoi në minutën e 78-të kur shënoi Kramer në minutën e 78-të.
Për Zurich shënuan: Ceesay (28’-nga penalltia), Kramer (78’), Kamberi (86’) dhe për St. Gallen Omeragiç (autogol 7’).
Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili, u paraqitën standardë për Zurich-un.
Betim Fazliji luajti titullar për St. Gallenin.
Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të e Fazliji në atë të 71-tën.
Bledian Krasniqi u aktivizua nga minuta e 71-të për Zurich-un. St. Gallen është në pozitën e tetë me 16 pikë.