Atletico Madridi kthehet kokulur nga Sevilla, një minutë e ndau nga barazimi.
Sevilla ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit.
Një fitore në frymën e fundit por shumë me rëndësi në luftë për titullin e kampionit në Spanjë.
Futbollisti Rakitiç shënon në minutën e 7-të për Sevillën e Felipe e barazon në atë të 33-tën.
Kur pritej se takimi do të përfundon baras, Ocampos shënon në minutën e 89-të, për fitoren e Sevillës.
Reali kryeson me 42 pikë pas 18 jave e Sevilla është e dyta me 37, ndërsa Atletico mban pozitën e pestë me 29.