Marcus Rashford është emri më i ri në listën e dëshirave të Barcelonës.
Ylli anglez i Manchester United, Marcus Rashford ka filluar të humb rëndësinë e tij në ‘Old Trafford’ dhe mund të jetë gati për një aventurë të re.
Sipas raportimeve nga ‘Mundo Deportivo’, Barca ka shënjestruar anësorin e Man United për të ardhmen.
PSG është një tjetër opsion për lojtarin, dhe shihet si konkurrencë për skuadrën e Barcelonës.
Rashford nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij me Manchester United dhe negociatat nuk duken të jenë afër finishit.
Sulmuesi është i lidhur me kontratë te Man United deri në vitin 2023.