Sonte (e diele) do zhvillohen disa sfida interesante në Premierligë, La Liga dhe Seria A.
Ndeshjet më interesante është mes AC Milanit dhe Napolit, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45, derisa edhe derbi anglez vlen të ceket, që është mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Chelsea është mysafir i Wolves, derisa Manchester City udhëton për përballjen me Newcastle Unitedin, takime që nisin në ora 15:00.
Ndërkohë, në Spanjë, Real Madridin e pret një ndeshje e lehtë në letër, në shtëpi kundër Cadizit me fillim nga ora 21:00.