Jurgen Klopp e thotë troç.
Liverpooli nuk do të afrojë në skuadër as në merkaton e dimrit dhe as në atë të verës së ardhshme asnjë futbollist të pavaksinuar.
Edhe pse ka nevojë për përforcime Klopp do ta hedhë vështrimin nga lojtarët e vaksinuar, pasi të pavaksinuarit përbëjnë një rrezik të madh duke parë situatën emergjente që ka krijuar COVID-19 në Angli, me shumë ndeshje të Premier League që po shtyhen.
“Nëse një lojtar nuk vaksinohet, atëherë ai është një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne”, ka thënë Klopp.