Ishte i projektuar për titullar ndaj Interit, mbetet mister mungesa e Veselit!
Federik Veseli, mbrojtësi shqiptar i Salernitanës ishte projektuar titullar në ndeshjen e mbrëmshme përballë zikaltërve, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.
29-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës duke ngritur kështu pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.
Ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet të zbardhet edhe arsyeja e vërtetë e mungesës së tij, nëse ka të bëjë me gjendjen apo me një zgjedhje teknike.