Conte ankohet

Futboll

Conte ankohet

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Conte ankohet

Tottenham dhe Liverpool do të përballen sonte me fillim nga ora 17:30 në ndeshjen derbi të kësaj jave në Premierligë.

Liverpooli kërkon të vazhdojë me formë të lartë, kurse Tottenham me fitore eventuale do të hynte në garë fuqishëm për top-4she.

Kujtojmë, se “Spurs” i ka anuluar tri ndeshje për shkak të rasteve me Covid-19.

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte u ankua për problemet me Covid-19 para përballjes së sotme.

“Sinqerisht, në këtë moment nuk është e lehtë. Ne kemi tre ndeshje që duhet t’i luajmë, nuk e dimë kur dhe nuk e dimë nëse në të ardhmen do të shtyhen ndeshjet e tjera. Me problemin e Covid-it, është shumë e vështirë për ne të mendojmë se çfarë do të ndodhë.

Kemi punuar shumë mirë për dy javë dhe më pas filluan problemet me Covid.

Tani, ne luajtëm ndeshjen e fundit dy javë më parë. Kishim tre ditë në terren të mbyllur dhe nuk patëm një seancë stërvitore”, deklaroi Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat