Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte jashtëzakonisht me fat në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leeds, pasi shpëtoi nga kartoni i kuq, pas ndërhyrjes ndaj Raphinhas.
Xhaka bëri në një ndërhyrje ndaj anësorit brazilian, Raphinhas në kyçin e këmbës.
Gjyqtari i ndeshjes, Andre Marriner, nuk e ndëshkoi mesfushorin shqiptar.
Lidhur me këtë reagoi Gary Neville, i cili tha se Xhaka buzëqeshi ndërsa Raphinha ishte goditur në tokë, transmeton Insporti. Teksa, edhe gazetari sportiv i Times, Henry Winter, reagoi duke thënë se Xhaka duhej të ndëshkohej me të kuq.
“Xhaka duhej të përjashtohej pas ndërhyrjes ndaj Raphinas” – shkroi ai.