Atletico Madrid po kalon një moment jo në La Liga. Los Colchoneros pësuan humbjen e 3-të radhazi mbrëmjen e së shtunës pasi u mposhtën nga Sevilla me rezultatin minimal 2-1 dhe pas 17 ndeshjesh e shohin veten -13 pikë nga Reali kryesues, shumë larg luftës për titull dhe për më tepër në vendin e 5-të të renditjes. Misioni për të mbrojtur titullin në La Liga po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Atleticon megjithatë trajneri Diego Simeone ka besim te ringritja e skuadrës së tij.
“ E nisëm mirë ndeshjen por më pas erdhi ai gol spektakolar i Rakitiç. Në pjesën e parë edhe pse barazuam, nuk kishim shumë raste. Në pjesën e dytë hymë më mirë në fushë, por Sevilla kërkonte kontaktet fizike. Mendoj që skuadra ka bërë gjëra të mira.
Por duhet ta pranojmë golin që pësuam në fund. Sigurisht që është një moment i vështirë për ne. Rezultatet nuk po vinë.
Duhet të punojmë, të presim të na rikthehen lojtarët që aktualisht janë të dëmtuar dhe mbi të gjitha të gjejmë besimin. Duhet të qëndrojmë të qetë. Sevilla është një skuadër kurajoze, që ka personalitet dhe goli erdhi në një moment që nuk e prisja. Skuadra që shënon më shumë, fiton ndeshjen, duhet ta pranojmë këtë.
Jemi në një moment delikat për duhet të gjejmë forcat për të reaguar, përgjegjësitë janë të mijat”, deklaroi Diego Simeone, me El Cholon që mori përsipër fajin për këtë moment jo të Atleticos së Madridit në La Liga.