Barcelona mesa duket nuk do jetë në gjendje ta shesë mbrojtësin Samuel Umtiti, pasi nuk ka interesim nga klubet e tjera.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka zhvilluar 133 paraqitje për katalunasit gjatë pesë vite e gjysmë te katalunasit.
Sidoqoftë, francezi zhvilloi ndeshjen e parë në vitin 2021 me 12 dhjetor, ngase ishte i lënduar ose nuk preferohet nga trajnerët, Ronald Koeman dhe tani Xavi.
Pavarësisht që qendërmbrojtësi zbriti pagën, ‘Sport’ raporton se zyrtarët e klubit nuk kanë pasur fat në pranimin e ofertave.
Raporti shton se Umtiti i është ofruar një skuadre dhe ata e kanë parë si shaka, ngase problemi është te paga e lartë dhe problemet e lëndime.
Barcelona gjithashtu nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për ndërprerjen e kontratës, që skadon në vitin 2023.