Colchoneros janë mundur 2-1 nga Sevilla me një gol në minutat be fundit të Ocampos.
Por në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ka përfunduar reagimi i Luis Suarez pas zëvendësimit, që erdhi pas një ore lojë.
Movistar ka kapur sulmuesin që i ka drejtuar disa fjalë stolit të Simeone-s, të cilit as nuk e ka përshëndetur në momentin e zëvendësimit.
Telekamerat e Gol TV kanë kapur lëvizjen e buzëve të lojtarit, i cili i ka drejtuar Cholo-s fjalë shumë të ashpra:
“Copë m...gjithmonë i njëjti”.