Enis Dervishi më nuk është pjesë e Voska Sport. Futbollisti tetovar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se është ndarë në mënyrë shoqërore me nënkampionin vjeshtor të Ligës së Dytë-Grupi i Perëndimit, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë në KF Voska Sport për punën e deritanishme profesionale dhe korrekte.
Në vazhdim ju sjellim të plotë, pa ndërhyrje, postimin e Enis Dervishit.
“Çdo fillim e ka një fund ,nga sot officialisht nuk jam lojtar i Voska Sport ,jemi ndar në menyre paqësore dhe shoqërore me kryesinë e klubit, nuk arritem marveshje ne cështjen e financave dhe me respektin ma tmadh falemnderoj tgjith stafin e klubit dhe personalisht.
Kryetarin e klubit NEFI USEINI po ashtu edhe drejtorin sportiv Artan Borovën te cilet kan qenë profesional dhe korrekt n punën e deritanishme dhe pos asaj arritem qe ta mbyllim sezonin NËNKAMPION,klubit i deshirojë suksese ne objektivat që ka dhe po ashtu edhe tifozët e klubit per perkrahjen e dhene .Faleminderit Voska per gjithcka, ka shkruar Enis Dervishi.