Mesfushori me tipare sulmuese, Albin Prapashtica, është rikthyer te FC Prishtina pas huazimit në verën e këtij viti te Vëllaznimi i Gjakovës.
20-vjeçari u huazua në Gjakovë verën që lamë pas ndërkohë që në stinorin pranveror sërish do ta bart fanellën e klubit më të madh në vend, Prishtinës.
Prapashtica shprehet i lumtur me rikthimin në shtëpi.
Albini në verën e vitit të kaluar e la 2 Korrikun për të nënshkruar kontratë me Prishtinën, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.
Prapashtica që dallohet për teknikën dhe shpejtësinë, më parë ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U-16, U-17, dhe U-19.
Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, Prapashtica është shprehur i kënaqur që sërish është bërë pjesë e Prishtinës, ai premton maksimumin në fanellën "bardhekaltër".