Juventus interesohet për Aubameyang

Futboll

Juventus interesohet për Aubameyang

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:49
Pierre-Emerick Aubameyang.

Juventus është i interesuar për të nënshkruar në formë huazimi yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas “Tuttosport”, Barcelona do këtë rivalitet nga Juve, të cilët e duan gabonin qysh nga afati kalimtar dimëror.

Aubameyangut iu hoq shiriti i kapitenit nga Mikel Arteta shkaku i problemeve disiplinore, derisa as nuk është ftuar në tre ndeshjet e fundit.

Juve sapo të hapet afati kalimtar dimëror, do provojë të nis negociatat me Arsenalin që të huazojnë Aubameyangun me opsion blerje në fund të sezonit.

Kontrata e 32-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në vitin 2023, por asnjëherë nuk arriti të gjejë formën që kishte para se të nënshkruante rinovimin e kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat