Tjetër problem për Torinon, dëmtohet Etrit Berisha
Lajm i keq për Torinon në prag të ndeshjes së vështirë ndaj Veronës. Etrit Berisha është dëmtuar dhe nuk do të grumbullohet
Sipas mediave italiane portieri ka një problem në dorën e majtë dhe për këtë arsye është lënë jashtë skuadrës.
Nuk dihet sesa do të mungojë, por priten të reja nga klubi lidhur me gjendjen e 32 vjeçarit.