Fenerbahce e Besiktas i ndajnë pikët, duke luajtur baras (2:2) në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit të Turqisë.
Ndeshje e luftuar deri në fund por nuk solli fitues në derbin e madh turk.
Dy skuadra apo rival të përbetuar, secila kërkonte fitoren, por nuk ia arritën qëllimin.
Fenerbahce avancoi dy herë por nuk arriti pikë të plota.
Futbollisti Mërgim Berisha shënoi në minutën e 30-të për epërsinë 2:1 duke iu falënderuar edhe një gabimi të një mbrojtësit.
Ozil shënoi në minutën e 14-të nga penalltia e Berisha në atë të 30-tën për Fenerbahcen dhe Josef (25' e 59') për Besiktasin.
Berisha tregon paraqitje të mirë i cili u zëvendësua në minutën e 71-të. Fenerbahce zë vendin e 5-të me 28 pikë e Besiktas është i 9-ti me 25.