Derbi i madh anglez mes Tottenhamit e Liverpoolit, përfundon pa fitues (2:2), në kuadër të javës së 18-të të Premier League në futboll.
Në minutën e 13-të, Harry Kane me mjeshtri depërton brenda 16-shit e me saktësi shënon në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Në minutën e 35-të, Diogo Jota shënon gol të bukur.
Ai godet me kokë nga rreth 8-9 metra duke shënuar në pjesën e epërme, 1:1.
Sulmuesi anglez Kane dështoi të shënojë i vetëm përballë portierit Alisson, i cili e priti goditjen e tij të plogësht në minutën e 55-të
Robertson në minutën e 70-të kalon në epërsi (1:2) Liverpoolin, por nuk vonon as katër minuta (74') e Son Heung-Min shënon për 2:2.
Në minutën e 77-të, Robertson përjashtohet me karton të kuq, Liverpool mbetet me një lojtar me pak.
Pas javës së 18-të, Liverpool është në vend të dytë me 41 pikë e Tottenham i shtati me 26 pikë, por kjo e fundit ka tre ndeshje me pak.