Torino ka arritur tre pikë të mëdha, pikë të qetësisë për në vazhdim të kampionatit.
Futbollisti nga Kosova, Mërgim Vojvoda, me Torinon ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 18-të të Serie A.
Vojvoda u paraqit standard duke dhënë atomin e fundit për këtë fitore të madhe.
Pobega shënoi në minutën e 26-të pas asistimit të Sanabrias.
Duhet theksuar se Verona luajti plot 65 minuta me një lojtar me pak, pasi që Magnani u përjashtua me karton të kuq në minutën e 25-të.
Torino renditet në vend të dhjetë me 25 pikë e ka dy më shumë se Verona që renditet e 13-ta.