Sulmuesi shqiptar, Besart Ibraimi, sot ka treguar formë të lartë në fanellën e Xanthi-t.
Ai me skuadrën e tij triumfuan me rezultat 5:0 ndaj AO Trikala, në takimin e javës së nëntë të Ligës së Dytë të Greqisë.
Futbollisti Besart Ibraimi ka shënuar në minutën e 41-të dhe në të 62-tën të ndeshjes.
Xanthi aktualisht është në krye me 22 pikë në Ligën e Dytë, me një pikë më shumë se Veria që zë vendin e dytë.