Mbrojtësi Amir Rrahmani i është gëzuar fitores së skuadrës së tij Napolit, ku të dielën mbrëma fitoi me rezultat 0:1.
Reprezentuesi i Kosovës ka dy fjalë pasi e mposhtën Milanin e Zlatan Ibrahimoviçit.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Azzurrët” e shënoi Elis Elmas në minutën e pestë.
Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, ishte kyç në mbrojtjen e Napolit, duke u përkujdesur që Davide Ospina të mos pësonte gol.
Pas ndeshjes, mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale, duke e postuar një fotografi ku shihet duke e përqafuar bashkëlojtarin e tij nga Maqedonia e Veriut, Elis Elmas, me mbishkrimin: “Nga Milano, me dashuri!”.
27-vjeçari ka bërë 15 paraqitje deri tani këtë sezon në Serie A, duke realizuar dy gola.
Me këtë fitore Napoli kalon Milanin në vendin e dytë në tabelën e Serie A me pikë të barabarta, 39, por duke ngelur katër pikë mbrapa liderit dhe kampionit në fuqi, Interit..