Bayern Munchen është duke e vëzhguar sulmuesin anësor të Leeds United, Raphinha.
Reprezentuesi brazilian ka qenë një nga historitë e pakta të sukessit të Leeds në një sezon të vështirë deri më tani.
Raphinha, tani një zgjedhje e parë për trajnerin e Brazilit, Tite është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas “TMW” në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Bayern Munchen.
Është sugjeruar se Raphinha është duke u konsideruar pasi Kingsley Coman vazhdon të ngec në bisedimet për kushtet mbi kontratën e tij të re.