Kylian Mbappe duket se ka filluar të ketë mendime të dyta për transferimin te Real Madridi.
Ylli francez i Paris Saint Germain duket se nuk do të bëjë së shpejti vendimin e tij për të ardhmen.
‘AS’ raporton se Mbappe nuk do të marrë vendim final për të ardhmen, deri pas ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Real Madrid.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën megjithatë pritet të bëjë një lëvizje drejt ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës.
Lojtari ishte afër transferimit në ditët e fundit të merkatos së kaluar, por krerët e PSG bllokuan gjithçka.