Aaron Wan-Bissaka i Manchester United duket se ka shkelur disa rregulla të rënda në Angli.
Mbrojtësi i United ka pranuar se në një kohë më të hershme ka vozitur pa leje dhe pa sigurim, bën të ditur ‘Sky Sports’.
Mbrojtësi është dënuar me gjashtë muaj heqje të drejte për të pasur patent-shofer.
Po ashtu, ai do të paguajë edhe një gjobë prej 30 mijë funteve për këto veprime të tij.
Lojtari ka pasur dënime edhe më parë, në shtator të vitit 2020, për telashe me shpejtësinë e madhe.
Dënimin për Wan Bissaka e ka aprovuar gjykata e Magistrates në Mançester.